Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi gjatë së hënës menaxhmenti i Trepçës ka shkarkuar udhëheqësit e sindikatës së minatorëve.

Me anë të një postimi në Facebook, këtë veprim, Hoti e ka quajtur të paprecedent.

Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi.

Sipas tij, edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët.

“Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha”, shkroi Hoti.

Sot janë bërë 7 shtatë që minatorët e Trepçës kanë nisur grevën, ku kanë kërkuar kushte më të mira të punës.

/TV Malisheva

Share.