Katër sindikata të punëtorëve teknik do të marrin vendim më 8 nëntor për të hyrë në grevë shkaku i mos plotësimit të kërkesave për rritjen e pagave.
Kështu është vendosur të hënën në mbledhjen e mbajtur nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se pas vendimit të të gjitha sindikatave, në grevë do të hyjnë punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, ata të QKMF-së në Prishtinë, punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës dhe ata të Qendrës së Studentëve.
Azemi tha se me datën 8 nëntor do të merret vendim ose do të caktohet data e futjes në protesta dhe greva.
“Të gjithë përfaqësuesit, janë që t’u jepet afat 10 ditë ose nuk është afat që atyre duhet t’u japim, por afat që ne të përgatitemi, dhe pas 10 ditësh të vijmë këtu dhe të marrim vendimin e protestave ose grevave. Me datën 8 nëntor do të merret vendim ose do të caktohet data e futjes në protesta dhe greva”, tha Azemi.