Deputeti Gledion Nallbati përjashtohet nga seanca planare, sipas vendimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Kjo ndodhi pasi ai goditi me grusht deputetin Vullneti Sina.
Si ndodhi përplasja?
Kuvendi nisi me tensione këtë të hënë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.
Përfaqësues të Gardës janë pozicionuar në foltore.
Debati ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu, Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.
Dyshohet se kur Vullnet Sina po fliste, Nallbati shkoi t’i mbyllte mikrofonin.
Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu transmetimin.TCH
/TV Malisheva