Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka numëruar disa nga investimet në infrastrukturë gjatë qeverisjes së tij.

Kurti përmes postimit tregon se me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës, gjithashtu edhe me Tetovën e cila do të jetë edhe më afër falë rrugës së re Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit.

Kryesisht, Kurti ka treguar për asfaltimin e rrugëve, ndarjen e buxhetit për ndërtimin e autostradës nga Gjilani deri tek Dheu i Bardhë etj.

“Krahas rrugëve, po investojmë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që do të mundësojë operimin e trenave me shpejtësi deri në 100km/orë në shumicën e seksioneve të linjës. Për krahasim, treni më i shpejtë aktualisht në operim në të njëjtën linjë është rreth 60km/orë.
Pavarësisht fokusit në investimet infrastrukturore, nuk na ka munguar asnjëherë vëmendja ndaj mjedisit. Në këtë drejtim kemi miratuar Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, e kemi funksionalizuar Këshillin për Ndryshime Klimatike dhe Sekretariatin. Morëm pjesë për herë të parë në COP27 e aprovuam Ligjin për Ndryshime Klimatike dhe zhvillimin e Planit për Energji dhe Klimë, për të adresuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Po ashtu, filluam dhe fushatën e rëndësishme të largimit gradual të qeseve njëpërdorimëshe të plastikës, të cilat i shkaktojnë dëme të shumëfishta ambientit”, thuhet në njoftimin e Kurtit.
Postimi i plotë:
/TV Malisheva

Share.