Fshati Vërmicë, përmes të një postimi në Facebook ka reaguar rreth mungesës së kuadrit edukativo-arsimor në shkollën “12 Prilli” si dhe shqetësimin e prindërve të nxënësve rreth kësaj gjendje. 
Sipas njoftimit thuhet se nxënësit e klasës IV që dy muaj janë pa mësues si dhe nxënësit e klasave VI-IX që dy muaj nuk janë duke i mbajtur orët në lëndët e TIK-ut, dhe të Kimisë.
“Në emër te qytetarëve te Vërmicës i bejmë thirrëje institucioneve lokale te Komunës se Malishevës qe sa më parë e pa vonesa të i pergjigjen nevojave te nxënësve me plotësimin e kuadrit edukativo-arsimor. Kjo gjendje per ne si qytetarë te ketijë lokaliteti e te kesaj Komune mbetet e papranueshme dhe shprehim indinjaten e thellë per kete problematikë qe eshte me rendesi vitale te zgjidhet per nxënësit tonë!”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.