Pas një diskutimi që ka zgjatur gjatë gjithë natës, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të.
Dhe kryeministri i këtij vendi do të jetë Milojko Spajiq, për zgjedhjen e së cilës qeveri votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.
Ndërkohë, siç bëjnë të ditur mediat vendase një nga ministrat nga partia PES e kryeministrit është edhe Filip Ivanoviq (Punë të Jashtme).
Ndërsa sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.
Ndër tjerash, Dragan Krapoviq është ministër i Mbrojtjes, Vladimir Martinoviq është ministër i Turizmit, Ekologjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa Tamara Vujoviq është ministre e Kulturës dhe Mediave.