Ka vazhduar edhe sot bastisja e pronave dhe shtëpive ndaj ish-bashkëpunëtoreve të ish-presidentit Thaçi.
Ky aksion sot është kryer në shtëpinë e Artan Behramit. I njëjti kishte qenë kohë të gjatë pjesë e kabinetit të Presidentit. Ndërkohë, dje z.Behrami i kishte cilësuar veprimet e kësaj gjykate si fashiste.
Kurse dje, po ashtu, kjo gjykatë kishte bastisur shtëpitë e dy ish-këshilltareve tjerë të Presidentit, atë të Bashkim Smakës dhe të Blerim Shalës.
Aksione të tilla janë kritikuar nga njohës të proceseve juridike, duke i quajtur më shumë si persekutim politik se sa që kanë të bëjnë me drejtësinë.
/TV Malisheva