Bërllogu masiv ka zënë vend në afërsi të tre kontejnerëve të mbeturinave, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
Aty, qytetarët kanë hedhur mbeturina jashtë kontejnerëve. Dyshekë, mbeturina inerte e gjithçka tjetër shihen në rrugët e lagjes e kësaj lagjeje.
Arbnora Ademi, zëdhënëse e kompanisë “Pastrimi”, ka thënë se mbeturinat në atë pjesë largohen më shumë se një herë në 24 orë por që qytetarët e papërgjegjshëm hedhin mbeturina vend e pa vend.
/TV Malisheva