Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po qëndron indiferent ndaj punëtorëve e po vrapon nëpër spektakle.

Në një status në rrjetin social Facebook Hoxha, ka ironizuar duke e quajtur Kurtin “kryeministër modern”.

“Me qenë kaq indiferent ndaj punëtorëve e me vrapu nëpër spektakle… Çka me ba …kryeministër modern”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

/TV Malisheva

Share.