Liga e Francës ka anuluar sezonin shkaku i pandemisë së koronavirusit duke e përfunduar me renditjen aktuale.

Paris Saint Germain është kurorëzuar me titullin e kampionit në Francë, nërsa skuadra e Marseille dhe Renes do të luajnë gjithashtu në ligën e kampionëve.

Dy skuadrat tjera, Lille dhe Reims do të marrin pjesë në Europa League, ndërsa nga liga bien skuadrat si Toulouse dhe Amiens.

Xhiroja e fundit e ndeshjeve u zhvillua më 7 dhe 8 mars, dhe renditja përfundimtare sheh PSG duke qëndruar 12 pikë larg Marseille të vendit të dytë./ Tv Malisheva

Share.