Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet përkatësisht në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Sipas informacioneve të para, në këtë aksident ka të lënduar rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
/TV Malisheva