Të martën, shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, është përfshirë nga flakët.
Zjarrëfikësit kanë intervenuar për ta lokalizuar zjarrin.
Kjo shtëpi, para disa muajve u rrënua, ndërsa sot pasi filluan punimet për fillimin e konzervimit kjo shtëpi u djeg.
Shtëpia e “Familjes Koroglu” konsiderohet si një prej monumenteve më të vjetra të Trashëgimisë Kulturorë dhe historike në Mitrovicë.
Po ashtu ishte në listën e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Në gusht të këtij viti, rrjeti i Organizatave Kulturore të Mitrovicës (RrOK) kishte reaguar lidhur me rrënimin e një pjese të monumentit.
“Shtëpia e familjes Koroglu e ndërtuar në shekullin XIX me stil otoman, është një dëshmi e qartë e pasurisë historike dhe kulturore të qytetit të Mitrovicës dhe si e tillë ka hyrë në mbrojtje që nga viti 1978, si dhe vazhdon të jetë në listën e objekteve nën mbrojte nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës (kategoria: trashëgimi arkitekturore, me numër unik 3 në databazë).
“Rrënimi i këtij objekti të çmuar për trashëgiminë tonë është një humbje e thellë që prek jo vetëm të tashmen, por gjithashtu dhe gjeneratat e ardhshme” – thuhej në reagimin e RrOK-ut.
/TV Malisheva