Analisti politik, Arton Demhasaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka për obligim prej momentit që e ka pranuar një draft të marrëveshjes, t’ua tregoj atë version edhe së paku deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin debatues “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Demhasaj tha se e kupton procesin e dialogut dhe rregullat e tij, mirëpo sipas tij nëse një marrëveshje pranohet, e njëjta duhet të bëhet publike për qytetarët e vednit, me votat e të cilëve Kurti e ka marrë pushtetin.
Demhasaj tha se përveç kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi askush ende nuk e din se çka ka pranuar kryeministri i Kosovës në Bruksel, madje sipas tij, as deputetët e VV-së.
“Në rast se ka dakordim nga ana e kryeministrit tonë, mendoj që kryeministri prej momentit që e ka dakordu draftin e Asociacionit, e ka për obligim tash me fillu me publiku. Krejt në rregull sa je në negociata, janë ato rregullat e negociatave që ti nuk i publikon draftet për shkak se ato mund të pësojnë ndryshime, mirëpo në momentin kur vijnë te versioni final edhe kur ti e ke pranu atë draft, pra është dalë edhe në konferencë ka thënë që po unë e pranoj, menoj prej atij momenti ai draft, nëse jo për krejt qytetarët, të paktën mendoj që duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës që është organi më i lartë përfaqësues i këtij vendi. Dhe ai draft, Qeveria të shkoj dhe ta diskutoj me deputetët e Parlamentit të Kosovës sepse nuk ka kuptim kryeministri me pranu dhe mos me diskutu me askënd. Pra, kurrkush në Kosovë, po flasim edhe ne si qytetarë, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, po edhe partitë opozitare, madje ndoshta edhe deputetët e partisë në pushtet që janë të VV-së nuk e dinë se çfarë drafti ka pranuar Kosova. Pra e din vetëm kryeministri Kurti dhe zv.kryeminsitri Bislimi. A është e mjaftueshme kjo, jo në asnjë mënyrë nuk është e mjaftueshme”, u shpreh Demhasaj.
Megjithatë, Demhasaj tha se ka dyshime nëse ka ndonjë dakordim nga Kurti për marrëveshjen me Serbinë.
Sipas tij, fakti që Kosova ka thënë: po e nënshkruaj marrëveshjen për Asociacionin por me kusht që marrëveshja bazë e 27 shkurtit të nënshkruhet nga Serbia. Pastaj deklarimet e përfaqësuesve ndërkombëtar dhe vizita e bon der Leyen në Kosovë, sipas Demhasajt ngjallin dyshime që nuk ka dakordim fare.
“Mendoj që akoma nuk jemi të sigurt që kemi një dakordim në takimin e fundit që ka ndodh në Bruksel. Fakti që gjithçka ka qenë e mjegullt sepse Kosova ka thënë po, e pranon draftin për Asociacionin por me kusht që marrëveshja bazë e 27 shkurtit të nënshkruhet nga Serbia, Serbia nuk ka pranu me nënshkru dhe gjithçka ka mbet pra pezull. Fakti që pastaj pasoi një deklaratë e lëshuar nga kancelari gjerman, presidenti francez dhe kryeministrja e Italisë edhe me versionin që ata e dhanë se si duhet të ecin tutje edhe Kosova edhe Serbia me kushtet specifike që përcaktuan, tregon që s’ka pas dakordim në takimin e fundit në Bruksel. Edhe vizita e Presidentes së KE-së këtu, edhe ajo këtë qëllime ka pra me e bindë Kosovën dhe me e bindë Serbinë që me ecë tutje, pra nuk ka dakoridm akoma”, u shpreh Demhasaj.
/TV Malisheva