Ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka ironizuar me Gjykatën Speciale pas bastisjes në shtëpinë e tij dje nga Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

Ai ka numëruar edhe disa nga dështimet e Gjykatës Speciale, duke shtuar se pas këtyre Specialja ka filluar të konfiskojë iPad të fëmijëve.

“Gjykata Speciale hetimet i filloi për trafikim të organave. Dështoi! Vazhdoi hetimet për krime të pretenduara të luftës.Po dështon! Tani ka fillu me konfisku iPad të fëmijëve“, ka ironizuar Behrami.

Bastisja në banesën e ish-këshilltarit Behrami, u krye dje. Ai pas përfundimit të bastisjes së banesës së tij, para mediave ka thënë se bastisje të tilla kanë qëllim frikësimin e qytetarëve.

/TV Malisheva

Share.