Me të filluar seanca e sotme plenare partitë opozitare kanë kërkuar që të ndryshojë rendi i ditës. Fillimisht është kërkuar që të  shtohet si pikë e veçanta miratimi i një rezolute ku Kuvendi i Kosovës i jep mbështetje grevës së Minatorëve në Trepçë të cilat ka me shume se nja jave që gjenden në grevë.  Dhe më pastaj po ashtu është propozuar që të diskutohen edhe kërkesat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Mirëpo partia në pushtet i ka kundërshtuar i ka kundërshtuar këto kërkesa. Dhe nuk kanë kaluar si propozimi i Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Ableard Tahiri për ta miratuar një rezolutë për minatorët e Trepçës. Po ashtu pushteti nuk i ka dhënë mbështetje as kërkesës së Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri për të diskutuar kërkesat Policës së Kosovës.

Me këtë rast opozita e ka braktisur punime e kësaj ditës së sotme, ku në rend dite janë edhe shumë pika nga seancat e kaluara, sidomos ato që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare.

/TV Malisheva

Share.