Deri sa rivalitetet gjeopolitike, konfliktet dhe luftërat, sikur se në Ukrainë për shkak të pushtimit të kësaj të fundit nga Rusia, apo në rripin e Gazës ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas po e kërcënojnë edhe sigurinë globale, një krizë tjetër me përmasa apokaliptike po e godet dita ditës njerëzimin, e për të cilën bota po bëhet gjithnjë e më pak e përgatitur për t’u ballafaquar.
Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) kriza klimatike është duke rrezikuar t’i përmbys radikalisht edhe progresin drejtë kushteve me të mira shëndetësore.
Ndryshimet klimatike tashmë janë shndërruar në një kërcënim të paprecedent për shëndetin njerëzor” pohon Madeline Thomson drejtor i kësaj organizate, raporton gazeta britanike “The Guardian”
Fondet dhe mjetet ndërkombëtare për të mbrojtur shoqëritë dhe shtetet kundër valëve të të nxehtit, përmbytjeve dhe thatësirave aktualisht i plotësojnë vetëm 5-10% të nevojave aktuale. Madje shuma e tyre ka shënuar rënie gjatë viteve të fundit, deri sa kushtet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë me të ashpra.
Raporti i Kombeve te Bashkuara për Ambientin (UNEP) vlerëson se ndërmjet 215 miliardë dhe 387 miliardë dollarë në vit nevojiten për përshtatjen klimatikë për vendet e varfëra dhe të pambrojtura vetëm në këtë dekadë. Sidoqoftë, këto fonde kanë renë me 15 % vetëm në vitin 2021.
Në këtë kontekst, përshtatja me këto rrethana ekstreme po bëhet gjithnjë e më kushtueshme. Madje, në këtë rast edhe pse vendet me të varfëra dhe me pak të zhvilluara janë më të cenuara, megjithatë asnjë shtet nuk është i përgatitur si duhet për imapktin që do ta kenë ndryshimet klimatike, pohojnë ekspertët. Adaptimi është bërë çështje e mbijetesës për të gjithë, pa përjashtim.
Shkencëtaret kanë paralajmëruar se valët e të nxehtit do të jenë gjithnjë e me ta ashpra dhe me të gjata pikërisht për shkak të krizës klimatike. Bota tashme është bërë më ngrohtë 1.2C se sa para revolucionit industrial.
/TV Malisheva