Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion ku janë arrestuar 10 persona në rajone të ndryshme

Ata u arrestuan nën dyshimet për “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Sipas një njoftimi të Policisë në këtë operacion është bërë kontrollimi i shtëpive me objektet përcjellëse dhe në 11 lokacione, në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë materiale si në vijim: dy pushkë automatike AK 47, dy pushkë gjuetie, një pistoletë, pesë karikator, 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

Në polici janë shoqëruar 10 persona dhe pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

 

Share.