Japonezët janë një popull që njihen për sistemin e tyre veçantë të jetesës. Ata i karakterizon një jetëgjatësi më madhe se e shumë popujve tjerë. Por po ashtu edhe një aftësi që jetëshkrimin e tyre ta mbushin me një lumturi më të madhe.

Libri “Ikigai” i Hector Garcia dhe Francesc Miralles ofron një sërë rregullash specifike, duke u bazuar në përvojën specifike të shoqërisë japonezë se si ti arrihen këto synime. Disa nga parimet e këtij modeli unik janë:

 

  1. Gjeje Ikigain tënd. Ikigai është një koncept japonez i cili përafërsisht do të thotë “ arsyeja për të qenë”. Është një ndërthurje e katër gjërave: Asaj që e do, atë në të cilën je i zoti, ajo çfarë bota ka nevoje dhe ajo për të cilën mund të paguhesh. Kur gjen ikigain tënd i jep jetës kuptim dhe qëllim.

 

  1. Jetoje momentin. Japonezët e quajnë këtë koncept ichigo ichie që to të thotë, një takim, në një kohë. Përfshin kujtesën se çdo moment është unik dhe i veçantë , dhe për këtë duhet t’i gëzohemi atij.

 

  1. Mos u pensiononi. Japonezët nuk e kanë një fjalë për “ pensionimin”. Në fakt ata besojnë në punë të vazhdueshme dhe të qenurit aktiv gjatë gjithë jetës. Kjo i ndihmon ata të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të angazhuar.

 

  1. Mbani lidhje me komunitetin tuaj. Japonezët kanë një lidhje të fort me komunitetin e tyre. Ata kalojnë kohë me familjen, shoqërinë, fqinjët. Gjithashtu, marrin pjesë në aktivitet dhe vullnetarisht kalojnë kohë.

 

  1. Jeni falenderues. Japonezët janë falenderues për atë çfarë kanë. Ata vlerësojnë gjërat e vogla në jetë, si një gotë çaj ose një ecje në natyrë.

 

  1. Hani shëndetshëm. Japonezët hanë një dijet të shëndetshme që është e pasur me fruta, perime, dhe peshk. Gjithashtu e praktikojnë të hanë porcione të vogla dhe shmangin ushqimet e përpunuara.

 

  1. Ushtroni rregullisht. Japonezët ushtrojnë rregullisht, por nuk e teprojnë. Ata fokusohen në aktivitete që janë të lehta për trupin, si ecja, noti dhe tai chi.

 

  1. Kujdesuni për shëndetin mendor. Japonezët kujdesen për shëndetin mendor dhe këtë e bëjnë duke medituar, duke praktikuar jogan dhe duke kaluar kohë në natyrë.

 

  1. Krijoni një balance mes punës dhe lojës. Japonezët besojnë në gjetjen e një balance në mes të punës dhe lojës. Gjejnë kohë për aktivitete që ju pëlqejnë si hobi ose duke kaluar kohë me njerëzit që duan.

 

  1. Pranonin vdekjen si pjesë të jetës. Japonezët e kanë pranuar vdekjen si pjesë natyrale të jetës. Nuk i frikësohen asaj, dhe përgatiten për të duke u rrëfyer të dashurve të tyre dëshirat që kanë. Ikigai është një filozofi e thjeshtë por e fuqishme për një jetë të gjate dhe të lumtur. Është një kujtesë se ne të gjithë kemi një qëllim unik në këtë jetë, dhe se duhet t’i gëzohemi çdo momenti.

/TV Malisheva

Share.