Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para takimit me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn ka thënë se me këtë parti ka arritur marrëveshje mbrëmjen e së mërkurës.

Ndërsa tha se edhe me partitë të tjera do të bëjnë të njëjtën gjë.

Mustafa: Shpresoj që tani do të përmbyllet e gjitha

“Sot kemi vetëm të nënshkruajmë se e kemi finalizuar me zotëri Limaj. Me partitë që përfaqësojnë partitë jo shumicë jo serbe. Zotëri Hoti është duke biseduar, besoj kanë përfunduar edhe me ata. Shpresoj që tani do të përmbyllet e gjitha dhe të procedojmë tutje”, tha ai.

Ai tha se po bëhet përpjekje që të arrihet koalicioni edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe minoritetet jo serbe.

Mustafa: Jemi marr vesh edhe me AKR-në

“Sa i përket AKR-së ne jemi marrë vesh që ata të kenë vendin e vet në qeveri. Meqenëse zotëri Pacolli nuk është i qasshëm ne nuk kemi arritur të ulemi. Kemi komunikuar më para me të. Mbetet më vonë që të zgjidhet edhe përfaqësimi, ministrisë që ata e kërkojnë dhe pozitave tjera në qeveri”, tha ai.

Mustafa komentoi shkurt edhe deklaratat e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, përkitazi me presidentin Thaçi dhe deputetin Pacolli, duke thënë se ministrat nuk mund të vendosin se kush do të arrestohet.

Mustafa: Nuk janë ministrat që vendosin se kush do të arrestohet

“Nuk janë ministrat që vendosin se kush do të arrestohet, por janë organet tjera”, tha ai./ Tv Malisheva

Share.