Filozofi dhe analisti politik, Afrim Kasolli përmes një postimi në Facebook ka konvertuar logjikën politike të Kurtit, i cili gjatë seancës së sotme në Kuvend e ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në se Aleksandër Vuqiçi po i donë ato dy parti për nënshkrim të marrëveshjes, dhe jo atë, prandaj edhe nuk po nënshkruan me të.
Kasolli ka shtuar se sikur të ishte i vërtetë ky pretendim i Kurtit, Beogradi nuk do të angazhohej në sajimin, shpifjen dhe fabrikimin e dosjeve për Gjykatën Speciale kundër dy ish drejtuesve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Postimi i plotë:
“Gjatë adresimit sot në Kuvendin e Kosovës kryeministri Kurti e paska akuzuar opozitën, kryesisht PDK-në dhe LDK-në, se Aleksandër Vuqici po i donë ato dy parti për nënshkrim të marrëveshjes, dhe jo atë, prandaj edhe nuk po nënshkruan me të”, shkroi Kasolli.
“Pra pas më shumë se një dekade duke e kërkuar zajdenicën Beogradi tashmë ka hequr dorë nga vetmenaxhimi. Me këtë rast, shihet qartë se i pari i Qeverise se Kosoves, ka aluduar në Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve të nënshkruar në vitin 2013 dhe atë të vitit 2015. Pra këtu kuptohet se kur flet per PDK-ne ketu fjala është për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Mirëpo, sikur të ishte i vërtetë ky opinion i Kurtit atëherë mbase, Beogradi nëpërmjet shërbimit të tij sekret, ashtu siç e dëshmuan para disa ditësh edhe përgjimet e mediumit Paparaci, nuk do te ishte angazhuar për sponsorizimin, orkestrimin dhe sajimin e dosjeve kundër tyre në Gjykatën Speciale, me qëllim arrestimin e tyre me çdo kusht. Pra është saktësisht e kundërta. Që interes i Beogradit dhe Moskës ka qenë fabrikimi i akuzave dhe eliminimi nga skena politike i H.Thacit dhe K.Veselit me shoke, në mënyrë që ata të mos jenë në pushtet, e në vend të tyre dikush tjetër”, shkruan Kasolli në Facebook.