Dhomat e Specializuara në Hagë kanë kryer bastisje të enjten tek Isni Kilaj, zyrtar i PDK-së, në shtëpinë e tij në Malishevë.

Ndërsa Prokuroria e Hagës ka dalë me njoftim se ka arrestuar Isni Kilajn.

Seanca e tij do mbahet nesër në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

“Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik. Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt“, thuhet në njoftim e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

/TV Malisheva

Share.