Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar për herë të parë se ka ngritur në qiell drone të paarmatosura mbi Rripin e Gazës që kur Hamasi nisi një sulm ndaj Izraelit më 7 tetor.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder tha në një deklaratë se dronët po vepronin për të “mbështetur përpjekjet për gjetjen e pengjeve”.
“SHBA po kryen fluturime të paarmatosura me dron mbi Gaza, si dhe po ofron këshilla dhe ndihmë për partnerin tonë izraelit ndërsa ai po punon në gjetjen e pengjeve”, thuhet në deklaratë.
“Këto fluturime UAV filluan pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor”, shkruan më tutje në njoftim, raporton bbc.
Konfirmimi vjen pasi dronët MQ-9 Reaper, të cilat zakonisht operohen nga forcat speciale amerikane, u panë përmes Flightradar24 duke qarkulluar rreth Gazës.
Dronët Reaper më parë janë shfrytëzuar për të kryer sulme ajrore në Afganistan, por përdoren kryesisht si drone vëzhgimi për shkak të aftësisë së tyre për të “qëndruar pezull” mbi një zonë për më shumë se 20 orë.
/TV Malisheva