Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e diele parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.
Sipas institutit, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, mot ekstrem është duke mbizotëruar në disa shtete të rajonit si në Kroaci, një pjesë e Bosnjës jugperëndimore, Mal të Zi, Shqipëri dhe një pjesë e jugperëndimit të Maqedonisë së Veriut.
/TV Malisheva