Sukseset e Kosovës në sportin e xhudos po vazhdojnë edhe në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Trajneri i mirënjohur kosovar Driton Kuka e ka bërë të ditur se është bërë pjesë e komisionit të trajnerëve pranë federatës evropiane të xhudos.

Kuka këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, e i njëjti më pas është shpërndarë edhe nga federata e xhudos së Kosovës.

“Officially Part of Coach Commission of EJU!

Zyrtarisht nga dje jam pjesë e Komisionit të trenerëve pranë federatës Evropiane!

Dje në mailin e Federatës së xhudos erdh një njoftim që jep përgjegjësi por njëkohësisht është mirënjohje dhe vlerësim për punën time”, ka shkruar Kuka./ Tv Malisheva

Share.