Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka konfirmuar se Bislimi sonte do të takohet me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do ta takojë sonte z. Lajçak. Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, tha Kadiu.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë sot për një vizitë dyditore për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera

/TV Malisheva

Share.