Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tri lokacione në Zubin Potok.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës komandantit i policisë në veri, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se bastisjet janë kryer në tri lokacione në lidhje me rastin “detyrim”.

“Tri bastisje janë kryer sot në Zubin Potok lidhur me rastin “detyrim” që ka ndodhur më herët. Nuk ka të arrestuar, ndërsa janë konfiskuar prova materiale që konsiderojmë se janë të dobishme për rastin”, ka thënë Elshani.

/TV Malisheva

Share.