Vdekja e ish-truprojës së ish kryeministrit Hashim Thaçi po konsiderohet si e dyshimtë. Pra Ilir Qallapeku ka ndërruar jetë dje në një spital në Shkup.

Familjarë të tij rastin e kanë raportuar në Policinë e Kosovës. Nga ky institucion është bërë e ditur se me vendim të Prokurorit rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa që trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Hetim mbi vdekjen. Shkup – Maqedoni /06.11.2023-13:30 Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull nga Kosova. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, bëhet e ditur në raport.
/TV Malisheva

Share.