Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetin social facebook se ka emëruar Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Si përgjigje ndaj dhunës Kurti pohoj se po punojn edhe në kornizën ligjore nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal.

“ Po ofrojmë ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, pavarësisht gjendjes socio-ekonomike.

Për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës, kemi miratuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. “

Ndër të tjera në  njoftim thuhet se janë rritur financimet e shërbimeve të strehimoreve për mbi 100% për vitin 2023

Si dhe përmes miratimit të projektligjit për shërbime sociale dhe familjare, kan filluar reforma të thellë për Qendra për Punë Sociale.

“Ministria e Drejtësisë ka planifikuar mbi 80 aktivitete në kuadër të fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore”, e cila do të hapet me 25 nëntor.

Puna në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk ndalet, vazhdon përditë.”shkroj Kurti

/TV Malisheva

Share.