Komisioni evropian ka miratuar Raportin për Progresin për Kosovën për vitin 2023.
Në këtë raport edhe një herë është potencuar rëndësia e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve i cili menaxhohet nga Bashkimi Evropian. Për më tepër aty bëhet e qartë se agjenda integruese e vendit drejt Unionit varet nga procesi i dialogut.
Përgjithësisht, raporti konstaton se Kosova ka mbetur e angazhuar në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja sa i përket normalizimit të raporteve me Serbinë, por thekson se nevojitet të demonstrojë një angazhim më serioz, dhe të investojë më shumë përpjekje për të bërë kompromise në mënyrë që procesi i nominalizmit të lëvizë përpara.
Me këtë rast ky raport i kushtuar një vëmendje të posaçme, situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Ashtu sikur, se shumica e diplomatëve ndërkombëtarë duke përfshirë emisarët perëndimorë, liderët e shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, si dhe zyrtarët e BE-së edhe ky raport ia ka bërë të qartë Kosovës detyrimet për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Po ashtu, kërkohet edhe nga Serbia që t’i plotësojë obligimet e saj.
Ndërkohë, raporti e kritikon këtë fundit për largimin e serbëve lokalë nga institucionet e Kosovës dhe komunat në pjesën veriore, kurse këtë veprim e quan si shkelje nga ana e Serbisë e obligimeve që dalin nga procesi i dialogut.
Këto konstatime tregojnë sa krahas detyrimeve tjera që Kosova duhet t’i përmbush me qëllim integrimin në strukturat e Bashkimit Evropian, e për të cilat raporti pohon se është shënuar progres i kufizuar, megjithatë e ardhmja e saj evropiane e vendit në masë të madhe ka mbetur peng edhe i procesi të dialogut me Serbinë.
/TV Malisheva