Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka analizuar paraqitjet Përfaqësueseve të Kosovës, ndërsa është pjesërisht i kënaqur me rezultatet e arritura në fushë.

“KE analizoi paraqitjet ekipeve kombëtare dhe që nuk mund të thuhet për ndonjë sukses, por që nevojitet një konsolidim i tyre në vazhdim. Përjashtim bëjnë Kombëtarja ‘A’ dhe ‘U17’ e femrave të cilat deri tash kanë arritur suksese në garat e tyre”, shkruan në njoftimin e KE të FFK-së.

Ndërkohë, KE i FFK-së vlerësoi se ka rritje të cilësisë dhe frymë sportive në garat kampionale të Kosovës në të gjitha grumpmoshat. KE i FFK-së ka caktuar anëtarët e Komisionit për shpalljen e Laureatëve të Vitit 2023, por jo edhe datën e ceremonisë.

/TV Malisheva

Share.