Me 9 nëntor Gjermania feston rënien e Murit të Berlinit. Ky mur ishte simbol i Luftës së Ftohtë dhe ndarjes së botës në dy kampe politike dhe ideologjike antagoniste, ndërmjet pjesës perëndimore ku dominonte rendi demokratik dhe liberal dhe asaj lindore që kishte mbetur nën kthetrat e totalitarizmit komunist.

Pas rënies së këtij muri filloi era e ndryshimeve demokratike. Gjermania u ribashkua një vit më vonë. Kurse sistemi komunist i imponuar nga të ftohtit siberik u shemb nga dielli i ngrohtë i lirisë perëndimore.

Nga kjo kthesë u prek edhe hapësira shqiptare. Në shtetin shqiptar mori fund sundimi mbi gati gjysmën shekullor i diktaturës staliniste. Kosova e filloi rrugën e gjatë e të çlirimit, kundër Serbisë, rrugë kjo e cila kulmoi me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt 2008.

/TV Malisheva

Share.