Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thirrur konferencë për media në orën 10:20, ku do të flasë lidhur me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada amerikane në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pranuar një propozim për draft-statutin për Asociacionin, që Bashkimi Evropian e ka përshkruar si model modern evropian.
Kurti këtë propozim e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar”, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit-statutit.
Ai nuk është bërë publik ende, por kryeministri Kurti ka thënë se është shkruar me kujdes ndaj Kushtetutës së Kosovës. Ai ka thënë se drafti parashihet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
/TV Malisheva