Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e enjte në Prishtinë.
Siç njofton policia, persona të panjohur nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash në shtëpinë e një gruaje.
“Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj, kanë hyrë disa persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash në vlerë të konsiderueshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti po vazhdon të hetohet.
/TV Malisheva