Instituti GAP përmes një grafike të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka paraqitur disa të dhëna mbi shitblerjen e pronave banesore në Kosovë gjatë vitit 2022.

Sipas grafikës së publikuar, del se numri i shitblerjeve të pronave banesore në Kosovë në vitin 2022 del të jetë më i ulët se në vitin 2021, transmeton Telegrafi.

Gjatë vitit 2022 në Prishtinë janë shitur  2,576 banesa, kurse në vitin 2021 ishin shitur 2,799.

Në Prizren, në vitin 2022 janë shitur 272 banesa, kurse në vitin 2021 ishin shitur 586.

Rënie ka pasur edhe në qytetet tjera si Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë etj.

/TV Malisheva

Share.