Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka quajtur “realitet të hidhur” konstatimet e Raportit të KE për Kosovën.

Ajo ka thënë se ekonomia është në rënie, papunësia është në nivele të larta, dhe standardi i jetës së qytetarëve tanë po bie.

Krasniqi ka kritikuar Qeverinë, e cila thotë se ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj dhe ka zgjedhur interesat e saj personale.

Ajo shton se këtë e konstaton edhe Raporti për vendin për vitin 2023, i cili sipas Krasniqit, ka nxjerrë në sipërfaqe se VV përmes aparatit propagandues ka manipuluar vazhdimisht qytetarët e vendit, për zhvillim dhe avancim.

Postimi i saj i plotë:

/TV Malisheva

Share.