Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar bujkun Rexhep Zymberin nga Novolani i Obiliqit me të cilin tha se sot nisën mbjelljen e grurit për këtë vit.

Peci tha se Zymberi, vitin e kaluar i kishte mbjellë 75 hektarë me grurë ndërsa, sipas tij, këtë vit planifikon që të mbjellë mbi 100 hektraë.

“Falë mbështetjes financiare sipërfaqja e drithërave ka patur një rritje prej 63% për të mbjellat e vitit 2022 apo 66 mijë hektarë të mbjella vetëm me grurë”.

”Grurin e kemi subvencionuar katërfish; për sipërfaqe, plehërim, naftë dhe rendiment me rreth 474€ për hektarë”, shkroi Peci, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Peci tha që të angazhohen të gjithë dhe të mos lënë asnjë pëllëmbë toke pa punuar.

“Sigurimi i bukës së mot’motit është siguri nacionale”, tha Peci.

/TV Malisheva

Share.