Komuna e Malishevës ka njoftuar se të shtunën më 11 Nëntor, në Palestrën e Sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë, në ora 16:00, do të zhvillohet meçi për titull të kampionit të botës në Muay Thai (Tai boks), në mes të Luan Rudaj dhe Masoud Raeisi.
“Paraprakisht, të premten më 10 Nëntor, do të bëhet matja zyrtare e peshës së dy sportistëve dhe më pas do të mbahet një konferencë për medie, ku do të flasin të Rudaj dhe Raeisi, si dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Fitim Shala. Konferenca dhe matja zyrtare e peshës, mbahet të premten, më 10 Nëntor, në restorant “Mani Premium” në Malishevë”
Ndërkaq transmetimin e ndeshjes mund ta shihni në Radio Televizionin e Kosovës .
/TV Malisheva