Apel për ndihmë!
Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë muaj, është diagnostifikuar me Leucemi Acute Lymphoblastica , tash e sa kohë i hospitalizuar në Kliniken e Pediatrisë, reparti i Hemato-Onkologjisë në QKUK.
Pas përpjekjeve të shumëta të doktorëve, sëmundja i është përkeqësuar, me ç’rast është udhëzuar nga doktorët për dërgim urgjent jashtë vendit për trajtim. Alpi është dërguar në Stamboll të Turqisë në Spitalin EMSEY, ku pas ekzaminimeve shtesë është shtrirë për trajtim!
Mjekimi intensiv në të gjitha fazat kushton afër 250.000 €, ku Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës ka lëshuar fletëgarancionin për mbulimin e shumës 81,750€, të cilët i falënderojmë shumë.
Shumën prej 170,000 € që duhet ta sigurojnë, është e papërballueshme për familjen.
Bashkangjitur janë të gjitha dokumentet e djalit dhe konto bankare.
/TV Malisheva

Share.