Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së tha se raporti i sivjetmë i Komisionit Evropian për Kosovën, është më negativi në historinë e post-pavarësisë.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e quajtur qeveri të regresit dhe dështimit.
“Me këtë Qeveri, shlirë, mund ta harrojmë antarësimin në BE! Ndoshta energjitë janë shterrur, duke ikur nga disa tema në të cilat kjo Qeveri nuk ka guxim as lidership!”, ka shkruar Tahiri.
Sipas Tahirit, në këtë raport, termi “progress” përmendet rreth 205 herë, por vetëm tetë herë theksohet se ka progress të mirë.
“Nga një analizë fillestare në kuadër të Aleancës, e përmbajtjes së këtij vlerësimi, por edhe e aspektit kualitativ dhe të formulimit, tregon se ky raport përdorë termin ‘Progres’ rreth 205, me këto kualifikime: 32 herë theksohet se ka mungesë progresi; 49 herë theksohet se ka progres të mangët; 59 herë theksohet se ka njëfarë progresi; 42 herë theksohet se është bërë progres; 15 herë në aspekte tjera; Dhe, vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mire”, ka shkruar Tahiri.
/TV Malisheva