Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, ka pohuar se demokracitë se sot po përballen më shumë me sisteme që u ngjasojnë monarkive të shekullit 19-të. Në këto vende demokracia është vetëm formë. Kurse në realitet dominon një parti, një kishë, dhe i karakterizon shpërfillja për të drejtat njerëzore dhe sundimin e ligjit. Si raste të tilla të vendeve armike të demokracisë ai ka veçuar Serbinë, Rusinë, Iranin, etj.
Ndërkohë, duke folur për perspektiven evropiane të rajonit dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i pari i qeverisë së Kosovës, ka përmendur dy premtime të zyrtarëve të BE për këtë proces. Fillimisht planin për rritjen ekonomike të rajonit të prezantuar nga Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ky plan i miratuar nga Komisioni Evropian parasheh një paketë të madhe të asistencës financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Me këtë rast nga kjo shumë, deri në 2 miliardë euro do të shkonin si asistencë pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme apo investimeve kapitale. Një pjesë e këtyre mjeteve financiare do të mund të shkonin përmes pagesave direkte në buxhetet e vendeve të rajonit për t’u përdorur për këto qëllime. Kurse si premtim tjetër e ka përmendur atë presidenti të Këshillit Evropian, Charles Michel, sipas të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen ne BE deri në vitin 2030.
Kurse sa i përket normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sersbisë, Kurti pohoi se ky shtet duhet ta njoh Kosovën dhe de facto dhe de jure. Serbia e ka njohur Bosnjën de jure, por jo de facto, kurse Kosovën de facto, por jo de jure.
Ai e ka thënë sikur se Moska që nuk e ka mirëpritur shkatërrimin BRSS, ashtu edhe Serbia atë të ish-Jugosllavisë. Si pasojë e kësaj nostalgjie kishin lindur edhe planet për këmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve. Por plane të tilla kanë marrë fund. Këtë skenar sipas të parit të qeverisë e kishin përkrahur edhe ata që ishin para tij në pushtet. Këtë mentalitet ai e ka quajtur feudal dhe monarkik, duke pasur fjalën për ish-Presidentin Thaçi.
Në fund, Kryeministri Kurti ka pohuar se shumica e serbëve në Kosovë janë të integruar, si dhe e ka akuzuar Serbinë se po e pengon këtë proces. Mirëpo, sipas tij që integrimi të jetë i plotë çelësi ndodhet të zhvillimi ekonomik, barazia dhe hapja e vendeve të reja të punës.
/TV Malisheva