Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj.

Rasti ka ndodhur në një xhami, derisa gazetarja ishte duke realizuar interviste me imamin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër nga Kosova dhe kolegun e saj mashkull nga Kosova, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/TV Malisheva

Share.