Forcat e Mbrojtjes së Izraelit eliminuan Ahmed Siam, komandant i grupit terrorist të Hamasit.
IDF në njoftimin e tyre deklaruan se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan “po fshihej në shkollën Al Buraq bashkë me terroristët e tjerë”, raportojnë mediat e huaja.
Trupat izraelite thonë më tej se Siam po përdorte si mburoja njerëzore palestinezët prezentë në spitalin Al-Rantisi në Gaza.
IDF, më tej shtoi se kishte vrarë komandantin e Hamasit në një operacion të përbashkët me agjencinë e inteligjencës të vendit Shin Bet të premten.
/TV Malisheva