Aurora Nura, studiuesja e shkencave ekonomike, e ngriti zërin për Kosovën në skenën ndërkombëtare në Forumin Botëror për Demokraci 2023.

Aurora, e lindur dhe rritur në Kosovë, ka shfrytëzuar këtë forum të rëndësishme për të sjellë në vëmendje ngjarjen tronditëse që ndodhi në Kosovë.

Në fjalimin e saj, Aurora ka theksuar ngjarjen e 24 shtatorit, kur terroristë serbë hynë brenda territorit të Kosovës dhe vranë rreshterin e Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Ai ishte një hero, po kryente detyrën e tij me qëllim të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Një akt i dhunshëm që ende pret drejtësi. Familja e tij dhe vendi ynë vuan ende pas humbjes së tij, dhe drejtësia ende nuk është realizuar. Dua që bota të dijë për këtë ngjarje, për të shprehur solidaritetin dhe për të kërkuar drejtësi”, ka deklaruar Nura.

Me këtë fjalim të ndjeshëm, Aurora u bë zëri i Kosovës në skenën botërore. Në kohën kur politikanët dhe pjesëmarrësit nga e gjithë bota diskutojnë për demokracinë, ajo solli në vëmendje një realitet të hidhur që po na prek të gjithë ne.

/TV Malisheva

Share.