Nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, është shprehur i pikëlluar pas vdekjes se Betim Spahiu, vëllai i kryesueses së Kuvendit në Skënderaj, Adelina Spahiu.

Lushtaku bëri të ditur se Betimi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“I prekur thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të djaloshit të ri, energjik e të fortë, Betim Spahiu, vëllaut të kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu. Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë, por ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit”, tha ai.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.

/TV Malisheva

Share.