Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.

Pjesëtarët e NJSI-së tashmë kanë hyrë në ndërtesën e qeverisë. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës të fundit.

Në takim ka mbërritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Ata kanë paralajmëruar protestë edhe për datën 7 nëntor, por ajo është pezulluar pasi kryeministri Kurti iu ka premtuar se do t’i presë në takim për të gjetur zgjidhje lidhur me kërkesat e tyre.

/TV Malisheva

Share.