Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar të enjten në Bruksel zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec.
Në një postim në Facebook, lideri i PDK-së ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon dhe për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces, duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë”, ka shkruar Krasniqi.
Edhe në këtë takim, Krasniqi ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
/TV Malisheva