Në vendin ku duhej të investohet më së shumti si qendër turistike, pra në Kodrën e Diellit tani kur është pragu i sezonit ,ndodhë një tjetër gjë që mund të ngrejë tensionet shkruan Tetovasot. Kjo ka të bëjë me vendosjen e një Kryqi të madh atje,pra në kishën e “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit është vendosur pa e kuptuar askush si erdhi deri tek ky vendim pa leje gjithësesi.

Ajo që për momentin e karakterizon këtë është heshtja ,dhe autoritetet përgjegjëse janë strukur ndërsa kryqi i madh i vendosur tashmë është një gjë që duket me përmasat e tij .

Është vendosur 15 metra i lartë në Kodrën e Diellit, pa leje, ndërsa pyetja që duhet drejtuar ka të bëjë me faktin se ku është Sedat Sulejmani i Komunës?

Billal Kasami i Partisë Besa e ka fituar Komunën e Tetovës me ndihmën dhe votave të partisë opozitare VMRO. Kjo parti është e njohur për orientimin e saj nacionalist sllav. Si pasojë e kësaj marrëveshje parazgjedhore ndodhi që Sekretari i Komunës të emërohet nga kjo parti.

Po ashtu, edhe drejtori i Parkingut të qytetit. Mirëpo, ajo më rënda mbetet marrëveshja para zgjedhore për vendosjen e Kryqit në lagjen Kodra e Diellit, edhe pse kjo lagje është e banuar mbi 99% me qytetarë të besimit islam.

Në fund të fundit, sikur vendosja e këtij simboli fetar të ishte bërë në nën emrin e shqiptarëve ortodoksë të këtij shteti nuk do të ishte problem. Por ky akt bëhet në nën emrin e nacionalizmit sllavo-maqedono-ortodoks.

/TV Malisheva

Share.