Katër persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20 në fshatin Prugovc, Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq, Ahmeti po ashtu tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.
/Malisheva TV