Një aksion policor është duke u kryer në veri të Kosovës me urdhër të të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshanitha se Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.
“Jemi duke asistuar në katër lokacione”, ka thënë Elshani.
Ai tha se ky aksion ka të bëjë me doganat, mirëpo nuk dha detaje shtesë.
Bastisja është duke u kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
/TV Malisheva