Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar një ditë para mbajtjes së konventës së dhjetë të LDK-së.
Haziri ka ftuar anëtarët e LDK-së të marrin pjesë në konventë.
Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku kundërkandidat për drejtimin e partisë do të ketë Faton Bislimin.
Kujtojmë se Abdixhiku kishte marrë drejtimin e partisë më 14 mars, 2021.
Abdixhiku në vitin 2021 kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën.
Në garën për kryetar të ri të LDK-së, kandidaturën e kishte shpallur edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni, por pak para nisjes së kuvendit, ai ishte tërheq nga gara për kreun e partisë.
Abdixhiku kishte marrë 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi, zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së ishte bërë me vota të fshehta.
/TV Malisheva